DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Latitant”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.
Kapet në Durrës dhe arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.
Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. M. alias A. M., 32 vjeç.
Gjykata e Trentos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje e paligjshme, shitje, prodhim, shpërndarje dhe trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Top Channel