I shpërtheu një granatë teksa po punonte tokën, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

0
2
Screenshot

Një 49-vjeçar ka pësuar dëmtime në trup pasi i shpërtheu një granatë e vjetër teksa punonte tokën me mjet bujqësor.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

I lënduari me iniciale G. Y., po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë.

Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.