I shpëtoi jetën kolegut, por mori një plumb në bark/ Kush është polici shqiptar që po konsiderohet hero nga komuniteti

0
147

Polici i ndërhyrjeve speciale “SEPTA”, Ervis Onuzi, me origjinë shqiptare, po konsiderohet gjerësisht si hero nga komuniteti i Frankfordit të Philadelphias, pasi i shpëtoi jetën kolegut të tij gjatë një shkëmbim zjarri me një kriminel, shkruan CNBC News.

28-vjeçari ishte plagosur në stomak të mërkurën mbrëma, por falë trajtimit mjekësor arriti të shpëtonte. Gjendja e tij tani raportohet stabile.

Onuzi dhe kolegu i tij po shkëmbenin zjarr me një të dyshuar i cili po u rezistonte thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar.

Autori kishte plagosur dy gra, prandaj po ndiqej nga Policia. I dyshuari kreu vetëvrasje më pas.

Njerëzit në Frankford u lutën për shërimin e Onuzit, i cili po konsiderohet si hero në atë rrethinë.

“Shpresoj që ai të shërohet shpejt”, ka thënë një banor i Frankfordit, Sharee Leëis.

Edhe nëna e Onuzit, Violeta, është shprehur krenare me djalin e saj.

“Unë jam krenare me atë që ka bërë Ervisi për ta mbrojtur komunitetin”, ka deklaruar ajo.

Onuzi ishte bërë pjesë e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, SWAT, në vitin 2019.