I “shpëtoi” nga duart në lokal, viktima në Tiranë u rrëzua duke vrapuar, fqinji e ndoqi dhe i nguli thikën pa mëshirë

0
110

Detaje të reja nga vrasja në Tiranë. Kur tashmë konflikti verbal kishte nisur brenda ambienteve të lokalit në rrugën “Ibrahim Ndroqi”, Ilir Kapo dhe Olgert Dhimitri u zhvendosën për t’u “sqaruar” jashtë tij.

Sipas burimeve nga policia, sapo dy burrat dolën jashtë nisën të godisnin njëri-tjetrin me grushte. 60-vjeçari Kapo e ka goditur gjithandej Dhimitrin, me grushte e shqelma, ndërsa një grup prej shtatë apo tetë personash të lagjes që kanë qenë të pranishëm nuk kanë mundur t’i ndajnë.

Kur Dhimitri ka parë që ka qenë e pamundur të vijonte përplasjen fizike me Kapon është zhvendosur aty pranë në afërsi tek disa kangjella, ka marrë një thikë dhe ka nisur të ndjekë nga pas 60-vjeçarin.

Ilir Kapo ka vrapuar për rreth 25 apo 30 metër dhe është penguar e ka rënë në tokë, çfarë ka sjell në përfitimin e Dhimitrit i cili nga aty e ka qëlluar me thikë disa herë në bark dhe afër qafës. Kapo, i plagosur, është ngritur ka ecur në vështirësi për disa metra, ka rënë para lokalit ku vetëm pak çaste më parë po pinte në një tavolinë dhe ka dhënë shpirt.

Lajmi në përditësim…