I thyen kafkën me shkop bejsbolli, mbi 16 vite burg autorit të vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar, 10 vite për bashkëpunëtoren marokene

0
119

Dënohet me 16 vite e 8 muaj burg Abdel Wahaad Hoshush, i cili akuzohet për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar Atiljo Ndrecaj në Itali. Ndërkohë, Gjykata ka dënuar me 10 vite e 8 muaj burg bashkëpunëtoren 35-vjeçare, Bouchta Chari.

I riu shqiptar u vra më 2 korrik të vitit 2022, pasi autorët i thyen atij kafkën e kokës me shkop bejsbolli, ndërsa si motiv dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve për pazaret e drogës. Bouchta Chari, marokene, e papunë, e cila rezulton pa precedentë penale u ndalua nga policia në hekurudhën e qytetit Lombard.

“Unë kam qenë e pranishme kur u vra shqiptari. Por nuk e vrava unë. Ishte shqiptari ai që sulmoi i pari” mësohet të jetë shprehur bashkëpunëtorja në krim, duke i dalë në mbrojtje Abdel Wahaad Hoshush se; “Ai duhet të mbrohej”. Nga ana tjetër, Hoshush akuzohet për vrasje me dashje dhe i tentativës për vrasje ndaj Pier Francesco Ferrarit, 36 vjeç, nga San Giorgio Bigarello, i cili përfundoi në gjendje kritike në spital. Hoshush u arrestua në Spanjë dhe më pas u ekstradua drejt Italisë.
(BalkanWeb)