Punonjësit e ndërmarrjes Odenwäller nga Bruchköbel afër Hanau-t në Gjermani kanë filluar një fushatë ndihme për një koleg të ri i cili përjetoi një tragjedi të rëndë familjare prej Covid-19.
Për të ndihmuar kolegun e ri që u godit keq nga fati, këta punëtorë filluan një përpjekje të pazakontë lehtësimi e ngushëllimi.
I riu nga Kosova humbi gruan disa javë më parë dhe mbeti i vetëm me një foshnjë të porsalindur.
Fatkeqësia nisi në fillim të vitit kur të dy prindërit u sëmurën nga Koronavirusi. Gruaja ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë në atë kohë. Për shkak të avancimit të sëmundjes foshnja u detyrua të lindte përmes një operacioni cezarian në fund të muajit janar. Ai lindi vetëm 980 gramë ndërsa nëna e re përfundoi në koma.
Pavarësisht kujdesit mjekësor në Spitalin Universitar të Frankfurtit, gjendja e saj u përkeqësua ndërsa qëndroi në koma për rreth 2 muaj.
Më 15 mars 2021 gruaja u nda nga jeta, ndërsa foshnja nisi të merrte veten.
Edhe pse babai i ri i vejë ka punuar ende pak vite në kompaninë kolegët e tij janë shprehur shumë dashamirës.
Lukas Odenwäller, shef i ri i ndërmarrjes thotë se nuk është në dijeni të ndonjë rasti tjetër më fatkeq ndaj dhe lindi ideja për t’i dhuruar ditë pushimi kolegut të tij. Për të bërë të mundur të këtë, çdo koleg I shqiptarit dha nga ditët e tij të pushimit.
“Ne jemi një biznes familjar, unë vetë kam tre fëmijë të vegjël”, shpjegon Lukas Odenwäller. Kompania ka një përgjegjësi sociale për punonjësit e saj, shprehet ai, citojnë mediat gjermane.
“Si një kompani e kopshtarisë, mbizotërohet nga meshkujt, prandaj u identifikuam fort me babanë tonë të ri”.
Gatishmëria për të ndihmuar ishte aq e madhe saqë tani kemi grumbulluar mbi 160 ditë pushimesh.
“Kështu, ne do ti paguajmë çdo ditë 200 euro për punonjës dhe 100 euro për stazhier”