I vodhën bizhuteritë të moshuarës , arrestohen dy të rinj

0
1928

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Divjakë për vjedhje. Dy të arrestuarit, të moshës 19 dhe 25 vjeç, i kanë vjedhur me dhunë një të moshuare bizhuteritë e floririt që kishte në banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shën e premte dhe ka qenë 81 vjeçarja që ka bërë denoncimin.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas gjatë 2 javëve të fundit, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, në 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat, pronarët e të cilave aktualisht janë jashtë shtetit. Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera./abcnews.al