I vodhi paratë në mes të rrugës një gruaje, shpallet në kërkim 30-vjeçari

0
124

Një grua ka rënë pre e një grabitjeje në rrugë. Policia e Vlorës ndërkohë ka shpallur në kërkim autorin, që i vodhi një shumë parash një shtetaseje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin S. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetaseje, në rrugë.”- thuhet në njoftimin e policisë.