14.2 C
Elbasan
Ballina BOTA I vriste dhe hante pjesët trupore të fëmijëve, digjet në krematorium trupi...

I vriste dhe hante pjesët trupore të fëmijëve, digjet në krematorium trupi i njeriut kanibal

0
219

Një vrasës serial famëkeq i fëmijëve, trupi i të cilit u balsamos dhe u vendos në një Muze Mjekësor në Bangog për gjashtë dekada, është djegur në krematorium.

Trupi i quajtur Si Quey ishte vendosur në një kuti prej xhami në muze i njohur si Muzeu i vdekjes. Ai u vra nga një skuadër pushkatimi në vitin 1956 në moshën 32-vjeçare.

Spitali Siriraj kishte përdorur kufomën e tij të balsamosur për të mësuar studentët e mjekësisë.

Kopshtari imigrant kinez Si Quey u dënua për vrasjen e shtatë fëmijëve dhe u akuzua për heqjen e organeve të tyre të brendshme, zierjen dhe ngrënien e tyre.

Si Quey u kap nga policia duke djegur kufomën e një djali 8-vjeçar Somboon Boonyakan në Rayong, në jug të Bangkok, pasi i kishte hequr zemrën dhe mëlçinë.

Ai rrëfeu për vrasjet pasi u arrestua në vitin 1958. Sipas deklaratës së tij, ai pëlqente shijen e zorrëve të fëmijëve dhe të organeve të brendshme.

Gjithashtu emri i vrasësit ishte kthyer në një simbol frike të cilin prindërit e përdornin kur paralajmëronin fëmijët e tyre të silleshin mirë, duke u thënë: “Nëse bën gabime do të vijë të të marrë Si Quey “.

Shumë njerëz filluan të ankoheshin se trupi i balsamuar makabre tregonte mungesë dinjiteti sepse ky vrasës thuhej se kishte qenë edhe kanibal.

Më pas u vendos që trupi i vrasësit serial të digjej në krematorium. Shteti pagoi shpenzimet e varrimit pasi nuk kishin mundur të gjenin të afërm.