I vuri sfungjerin në gojë dhe e la të vdiste pranë lodrave të tij, nëna pranon vrasjen makabre të të birit (Justifikimi)

0
237

Olga Freeman,një grua 40 vjeçare, ka vendosur një sfungjer në gojën e djalit të saj 10 vjeçar dhe e la të vdiste pranë lodrave të tij, në apartamentin e saj në anën e Londrës Perëndimore.

Djali vuante nga sindroma Cohen, një çrregullim gjenetik i cili është i karakterizuar nga vonesa e zhvillimit, ku përfshihen edhe aftësia e kufizuar, madhësia e vogël të kokës, muskujt e dobët dhe dëmtim të shikimit.

Gjykata ka dëgjuar Olga Freeman, e cila është edhe ish-gruaja e fotografit të famshëm Dean Freeman, që kishte luftuar të merrte kujdestarinë e djalit. Avokatja e saj e mbrojtjes ka thënë për trupin gjykues se ajo vuante nga një sëmundje depresive, dhe kjo u bë shkak për krimin e rëndë.

Dean Freeman, babai i djalit është shprehur se nuk mund të mësohet lehtë më humbjen e djalit të tij dhe se kishin lënë shumë gjëra pezull pa bërë, atij i pëlqenin shumë udhëtimet, ishte një djalë i bukur me shpirt të bukur artistik dhe kemi udhëtuar shumë vende të ndryshme si Franca, Brazilin, Spanjën.