I zunë rrugën me automjet një personi dhe i morën me forcë para e karta bankare, arrestohen dy autorët në Vlorë

0
70

Dy persona kanë rënë në pranga në Vlorë, pasi i vodhën me forcë para dhe karta bankare një personi në rrugë.

Ngjarja ndodhi më datë 02.04.2024, rreth orës 23:00, në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, ku S. D., 49 vjeç dhe D. L., 36 vjeç, të dy banues në Vlorë, i kanë zënë rrugën me automjet shtetasit A. T.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 36-vjeçarit, policia gjeti disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me sendet e vjedhura dhe automjetin që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin marrë me forcë, një shumë parash dhe disa karta banke, një shtetasi, në rrugë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel