Milani fitoi mbrëmjen e djeshme në “San Siro” ndaj Juventusit me rezultatin 4-2, duke bërë përmbysjen e papritur, pasi ishte në dizavantazhin e 2 golave.
Rabiot dhe Ronaldo i dhanë avantazhin bardhezinjve në fillimin e pjesës së dytë, por më pas vijnë 4 gola radhazi nga kuqezinjtë, që sigurojnë një fitore spektakolare.Zlatan Ibrahimovic u vlerësua me notën më të lartë, 8.3, duke fituar duelin personal me Ronaldon, i cili mori 7.3.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e lojtarëve të të dy ekipeve.
© SYRI.net