Ibra si gjithmonë, nuk ndalen së qeshuri për shakan që bëri pas 100 ndeshjeve me Milanin

0
238

Zlatan Ibrahimovic nuk ndryshon kurrë dhe mbetet një nga personazhet më karizmatik të botës së futbollit.

Milani e ka nderuar për arritjen e 100 ndeshjeve me fanellën kuqezi, Paolo Maldini e vlerësoi, ndërsa Ibra nuk e kurseu batutën e radhës.

“Ke luajtur me shumë skuadra, por kam vënë re se vetëm me tre prej tyre e ke kaluar shifrën e 100 ndeshjeve. Ata janë Ajax, Inter dhe PSG. Është një arritje e madhe dhe e rëndësishme. Bravo Zlatan“, deklaroi Paolo Maldini, drejtori teknik dhe legjenda e Milanit.

Fjalën më pas e mori Ibra, i cili tha këto fjalë: “Përshëndetje të gjithëve, faleminderit për mesazhet në lidhje me 100 ndeshjet e mia me Milanin. Është një ndër i madh për mua të luaj këtu. Shpresoj të luaj edhe shumë ndeshje të tjera”, u shpreh Ibra.

Ai më la një koment edhe për shokët e skuadrës. “Faleminderit djema, është e gjitha merita juaj. Faleminderit që nuk kam fare konkurrencë”.

Moment që krijoi ilaritet të madh mes të pranishmëve dhe të qeshurat nuk munguan.