Sulmuesi suedez mund të largohet nga “Rossoneri” në fund të sezonit nëse situata në klub nuk ndryshon
Zlatan Ibrahimovic dyshon se do të qëndrojë tek Milani edhe sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi suedez nuk e ka ndërmend të qëndrojë në San Siro mbi të gjitha nëse situata nuk ndryshon, shkruan Gazeta Express.
38 vjeçari po ashtu insiston se as ai e as ky klub nuk e meritojnë të luajnë në Europa League.
Ibra ishte rikthye si lojtar i lirë gjatë janarit në Milan, ku e kishte fituar “Scudetton” në vitin 2011.
Ai i realizoi 6 gola deri tash që nga rikthimi i tij duke e ndihmuar ekipin Kuqezi të ngritet në tabelë dhe të luftojë për t’u kualifikuar në Europa League.
Ish-përfaqësuesi suedez ka mbetur i zhgënjyer mbi të gjitha pas largimit të zyrtarëve të lartë, Zvonimir Boban dhe Paulo Maldini. /Gazeta Express/