Pas një sezoni në huazim, Mauro Icardi u bë plotësisht futbollist i Paris Saint Germain këtë verë, pasi klubi francez arriti marrëveshjen me Interin për të blerë argjentinasin për shifrën e 50 milionë eurove, plus 10 të tjera në formë bonusi.
Ndarja nga zikaltrit nuk ishte aspak e mirë për Icardin, që për disa sezone mbajti edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të PSG-së, e ka quajtur transferimin e tij te kryeqytetasit, si një hap të madh përpara.
“Pas shumë vitesh në Itali, ishte e nevojshme për mua, që të bëja një hap të madh përpara në karrierë. Jam 27 vjeç dhe doja të vija në një klub si PSG, për të fituar tituj dhe për të luajtur në nivele të larta”, tha sulmuesi argjentinas, duke “thumbuar” zikaltrit.
Kujtojmë që pranverën e kaluar Icardi pati një zënkë me trajnerin Luciano Spalleti dhe për disa kohë refuzoi të luajë, duke shkatërruar marrëdhëniet me drejtuesit e klubit, të cilët verën e kaluar e dhanë në huazim te PSG dhe këtë verë e shitën përfundimisht.
GE