Një person është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, pak javë më parë tek rrethrrotullimi i Elbasanit.
Dyshohet se personi në fjalë është ekzekutori, ndërsa burimet saktësojnë se identifikimi i tij është bërë me prova shkencore.
Ndërkohë, përsa i përket Erjon Alibejt, vetëm vijon të jetë i dyshuar dhe nuk është faktuar nga ana e hetuesve.
Më herët janë shoqëruar disa persona, por asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar si i përfshirë në çështje.