Iggy Azalea shfaqet për herë të parë në publik me djalin dy muajsh

0
218

Reperja australiane Iggy Azalea është shfaqur në publik për herë të parë pasi u bë nënë. Ajo është parë me djalin e saj dy muajsh dhe me dadon e foshnjes.

30-vjeçarja është parë duke ndjekur dadon e saj e cila mban në krah të porsalindurin, fytyrën e të cilit e kishin mbuluar.

Reperja u shfaq e veshur në mënyrë komode me një bluzë dhe xhaketë mbi të. Flokët i kishte të lidhura pas kokës, ndërsa për shkak të pandemisë koronavirus ajo kishte vendosur edhe maskë mbrojtëse.

Iggy Azaela

Kujtojmë se reperja nuk ka thënë se kush është babai i fëmijës, mirëpo raportohet se mund të jetë Playboi Carti, me të cilin ka një lidhje të gjatë.

(A.B)/Dosja.al