Sforcot për të mos pësuar gol nëpërmjet një strategjie mbrojtëse, apo edhe një lojë në pritje, kanë dështuar. Kundër Anglisë, dy linjat e mbrojtjes mes 5 lojtarë i neutralizuan sulmet e kundërshtarit, por kur një ndeshje shkon kështu, kush shënon i pari, shpesh fiton. Ndodhi edhe këtë herë me ne”.
Janë fjalë të sulmuesit të Bajernit të Mynihut, Tomas Myler, i cili ka thyer heshtjen dhe ka dalë kundër trajnerit Joakim Lëv, tashmë i larguar nga stoli i Gjermanisë dhe i zëvendësuar nga Hansi Flik. Gjermanët zhvilluan një Europian të dobët dhe Lëv u kritikua më shumë për faktin se aktivizoi lojtarë të vjetër dhe jashtë forme. Myler tashmë kritikon edhe skemën mbrojtëse të lojës së Lëv.
Gjatë një interviste për “Kicker”, lojtari që humbi atë rast ideal për të barazuar ndaj Anglisë, gjithashtu ka theksuar: “Tani duhet të kthejmë faqe dhe të shohim përpara. Do të përpiqem ta kthej zhëgnjimin e Europianit në energji pozitive për sezonin e ardhshëm me Bajernin”.
(E.H/Faxweb.al)