Ilaçi natyral që ka efektin e botoksit, si të përgatisni maskën me niseshte, për një lëkurë që ëndërron çdo grua

0
258

Niseshteja e misrit njihet si një përbërës gatimi që ofron përfitime të shkëlqyeshme në fushën kozmetike. Kjo substancë, e përzier me përbërës të tjerë natyrorë, mund t’i bëjë tiparet e fytyrës shumë më të qetë. Një ilaç natyral që çdo grua duhet të provojë.

Niseshteja e misrit njihet si një përbërës gatimi që ofron përfitime të shkëlqyeshme në fushën kozmetike. Kjo substancë, e përzier me përbërës të tjerë natyrorë, mund t’i bëjë tiparet e fytyrës shumë më të qetë. Një ilaç natyral që çdo grua duhet të provojë.

Le të zbulojmë se si të përgatisim maskën e fytyrës me niseshte misri me efekt botoks që përdoret disa herë në javë dhe që i jep lëkurës një pamje më të re dhe më të butë.

Si të përgatisni maskën me niseshte misri me efekt botoks

Maska me niseshte misri duket se po përdoret nga të gjitha gratë në të gjithë botën. Një trajtim bukurie natyral dhe super i lirë me efekt botoks që i jep lëkurës rini dhe qetësi, si dhe eliminon shenjat e plakjes me vetëm disa aplikime.

Për të përgatitur këtë trajtim natyral:

1 lugë niseshte misri

1 lugë gjelle kos të bardhë natyral

3 lugë lëng karote

150 ml ujë

Si fillim, niseshteja e misrit duhet të përzihet me 50 ml ujë në mënyrë që të tretet në mënyrë të përsosur. Pjesën e mbetur të ujit 100 ml vendoseni për të zier dhe pasi të arrihet vlimi hidheni tek niseshteja e tretur në ujë. Përziejeni derisa të merrni një masë komplekse dhe mjaft homogjene.

Kur masa e përgatitur të jetë ftohur, mund ta hidhni në një tas të vogël dhe të shtoni kosin dhe tre lugët me lëng karote. Maskën e përftuar aplikojeni në fytyrë, lëreni të veprojë për rreth 40 minuta dhe më pas shpëlaheni me ujë të ngrohtë. Maska mund të përgatitet dhe aplikohet disa herë në javë për të marrë rezultate shumë më të mira.

Marrë nga Revista Psikologji

(f.m/dosja.al)