Tashmë është zyrtare, trajneri Ilir Daja largohet nga ekipi i Ballkanit në Kosovë. Klubi i Kosovës, me një shënim në Facebook, ka falënderuar teknikun shqiptar për kontributin e dhënë gjatë drejtimit të tij.
Trajneri Ilir Daja drejtoi për dy vjet e gjysmë radhazi ekipin nga Kosova, ndërsa sukseset e tij ishin jo të pakta.
Pas mbylljes me Ballkanin, Ilir Daja pritet të rikthehet në Shqipëri dhe nuk përjashtohet pista që të marrë drejtimin e ekipit të Dinamos
Postimi i klubit kosovar:
“Faleminderit Ilir Daja!Për mbi dy vjet e gjysmë kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.
Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.
FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.
Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë.
Faleminderit kampion!”.
/abcnews.al