Federata e Futbollit të Kosovës, organizoi mbrëmjen festive që mbylli vitin futbollistik 2022 në vendin fqinjë duke ndarë edhe çmimet. Kryefjala e mbrëmjes ishte sulmuesi Vedat Muriqi që u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2022, ndërsa çmimi i “lojtarit më të mirë të Sperligës së Kosovës” shkoi për lojtarin e Ballkanit, Armend Thaqi.
Formacioni më i mirë është Enea Koliqi, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi, Ardian Limani, Ermal Krasniqi, Lindon Emërllahu, Ilir Krasniqi, Endrit Krasniqi, Albion Rrahmani, Marko Simonovski. Një tjetër emër i njohur i futbollit të Shqipërisë që u nderua ishte edhe Ilir Daja si “trajneri i vitit”.
Daja u shpall kampion me Ballkanin por mori pjesë edhe në fazën e grupeve të UEFA Conference League.