7.4 C
Elbasan
Ballina KRONIKË Ilir Demalia kujton kohët kur Rama trokiste gotat te Ora News dhe...

Ilir Demalia kujton kohët kur Rama trokiste gotat te Ora News dhe pyet: Pse PS bënte reklama te një media “problematike”

0
243

Kjo foto nuk është shumë e largët në kohë. Ishte shtatori i 2017 dhe Ora News festonte 10 vjetorin e krijimit si televizion.

Në pritjen me mbi 1000 të ftuar, krahas personaliteve më të larta të vendit ishte dhe vetë kryeministri Rama, që asokohe inspektoi dhe studiot e reja në televizion.

Tre vite më pas gjendemi në një situatë tjetër, nën një sulm të ashpër.

Publicisti, Ilir Demalia, solli në vëmendje pikërisht këtë detaj për të dalë në konkluzionin se gjithçka është politike.

Demalia: Si ka mundësi Ylli Ndroqi paska qenë një mafioz kaq i madh që po trondiste botën dhe kjo Rilindje e bën Konsull Nderi, dhe gruan e tij Konsulle Nderi?Që të bëhesh Konsulll Nderi duhet të verifikohesh nga SHISH,nga pushteti, gjyqësori dhe të gjitha. Pse të gjithë këta socialistë shkonin deri dje në dasma e xhenaze me Ylli Ndroqin dhe krenoheshin, pse shkonte në përvjetorin e Orës vetë kryeministri kur i dinte të gjitha këto, këto nuk lindën brenda ditës? Është një luftë e qartë politike e Kryeministrit.

Nga bilanci i bërë nga Bordi i televizioneve, Partia Socialiste rezulton të jetë debitori më i madh ndaj Rtv Ora dhe Ora News, me 34 milion lekë detyrime të papaguara për reklamat.

Demalia ngre pyetjen sesi një parti kur ishte në dijeni se ka të bëjë me një media problematike bënte reklama aty.

Demalia: Ora News i kanë rreth 1 mln dollarë borxhe për reklama, vetë PS i ka 34 mln lekë. Kur e dinte PS që kjo media është një media mafioze pse bënte reklama aty, pse flisnin aty? Ju jo vetëm do të ngriheni por do të jeni edhe më të fuqishëm pas kësaj që po ndodh. Fjala e lirë dhe e vërteta nuk mund t’ju fundosë kurrë.

Demalia ka bindjen se dy televizionet do të dalin fitimtare në këtë betejë.

Demalia: Po u thy dhe Ora atëherë do të ketë një pushtet më të fuqishëm dhe Edi Rama jo vetëm do të marrë zgjedhjet e ardhshme sepse ka qenë kjo media që ka nxjerrë pollet më të sakta për zgjedhjet plus që po godit korrupsionin  e qeverisë. Një njeri që është i inkriminuar ai bën pajtim, pajtohet me krimin. Kemi krimin shtetëror. Ora News edhe nga telefonatat e qytetarëve që dëgjoja dje është një media që po ngrihej përditë sepse po thoshte të vërtetën, nuk po mbante anësi. Kjo dritare ka një liri të plotë karshi njerëzve. Baza është liria e kësaj mediaje që fatkeqësisht nuk e kanë mediat e tjera sepse janë komperomentuar dhe korruptuar me pushtetin sepse marrin reklamat nga pushteti dhe mbyllin gojën duke bërë gjoja një opozitë elegante. Si ka mundësi ky SPAK që nuk heton Alfred Pezën i cili kishte 1 milion dollarë të pajustifikueshme dhe tha i kam bërë me rrogën te Ora News dhe ky njeri mbahet si zëdhënës mediatik i PS, Rilindjes, pse?

Demalia thekson se Ylli Ndroqi i ka lënë të lirë gazetarët dhe po jepej një model i medias së lirë dhe luftës me pushtetin, ajo që i ka munguar gazetarisë gjatë 30 viteve.

Demalia: Prandaj gazetaria është sot në këtë gjendje.I kanë shërbyer pushteteve për të përfituar dhe për lukset e tyre.

Tags