Sot paradite, pesë anëtarë të opozitës në Këshillin e Mandateve thirrën një mbledhje të Këshillit në orën 11:00.
Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje të zhvillimit normal të punimeve të Këshillit të Mandateve
Sipas PD, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes së Këshillit.
Oerd Bylykbashi shprehet se ‘ bëmë këtë kërkesë, por kryetari refuzon të thërrasë pjesën tjetër e anëtarëve duke bllokuar një proces të rëndësishëm kushtetuese. Ne presim këtu që Kuvendi të na vërë kushtet që kjo mbledhje të jetë funksionale, por ja ku jemi, kryetari i Kuvendit e ka bllokuar, dera është e mbyllur’.
Gazment Bardhi: ½ e këshillit kërkuan mbledhjen e Këshillit të MANDATEVE DHE Imuniteteve. Mbushen sot 10 ditë kur SPAK kërkoi heqjen e imnunitetit të Ballukut, që akuzohet për shkelje në 11 procedura tenderimi me vlere 1.1 mld euro. Në një kat të turpshëm e të pa precedentë të Peleshit, jo vetëm q ëu mbyll çdo sallë mbledhje në Kryesi, por u penguan edhe deputetët që në sallën e tyre të komunikonin me mediat. Nuk kishte ndodhur kurrë që Kuvendi të kthehej në bunkerin e Belinda Ballukut. Mendojnë se do të marrin peng drejtësinë e do ta pengojnë të bëjë detyrën. E kanë gabim. Peleshi njëlloj si Rama e ka kthyer zyrën e tij në zyrë avokatie të Belindës.
vijon/…


