Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në inagurimin e teatrit të ri Kombëtar ku dhe ka mbajtur fjalën e tij.
Rama
është shprehur se është kënaqësi që më në fund teatri Kombëtar po konkretizohet pas një historie shumë të gjatë, madje nuk kanë munguar notat e humorit ku tregoi se arkitektit i tha se sdo ketë për të inaguruar herë tjetër asnjë objekt të rrethuar me forca policie.
Ai gjithashtu e krahasoi teatrin me një gur të çmuar që po i shtohet gjerdanit të Tiranës së transformuar.
Kryeministri gjithashtu ka ndaluar fjalën e tij në shenjë respekti pasi filloi ezani dhe tha se ky ishte në ogur i mirë për fillim të mbarë.
Rama: Përshendetje të gjithëvë, shumë këqaqesi që jemi më në fund ktu për të konkretizuar një histori shumë të gjatë. Arkitetktit i thash që në jetën tënde sdo të kesh më inagurim me polici. Ndërkohë ajo që ka rëndësi dhe është e bukura e kësaj skene, prefektin e vitit 86 e kemi këtu, nuk është në anën e atyre që donin të prishnin koncertin. Kjo është histria bashkëkohore e zhvillimit të vendit. . E kam menduar shumë herë, se pse komuniteti i teatrit, duke i lënë mënjanë ata që teatrin, stadiumin apo sheshin Skënderbej i kanë parë si platforma për të kërcyer shpatat politike. Por pse komuniteti? Pavarësisht bindjeve pulitke, kishin një mosbesim thuajse konsensual lidhur me këtë proces dhe lidhur me dëshirën dhe vullnetin për të ndërtuar më në fund një teatër të denjë.
Kemi parë shumë skena shqyerje të pronave e pasurive publike në dekada dhe vetëvetiu u krijua një instikt vetëmbrojte me idenë se kjo ishte një grackë e madhe dhe ndërtimi i teatrit do të ishte një alibi për një kompleks kullash. Patjetër që nuk e heq veten mënjanë se uniteti i aktorëve lidhet me
Kaloi shumë kohë kur mendon që nga 98 deri më sot mund të ishin hedhur hapat e nevojshëm dhe mund ta kishim teatrin kombëtar kohë më parë. Mund ta kishim teatrin më të mirë ë më modern po sdo të kishim arritur në këtë projekt. Ky është një gur i çmuar në një gjerdan që e kanë nxjerrë nga ajo që kishte më parë .
Faktikisht është shumë e lehtë me ktë projetkt të bëjmë një paralele me stadiumin që e kishim po as për stadium nuk mund të përdorej më.