Inceneratorët/ Priten të tjera arrestime, 5 masa sigurie lihen “porosi” për Elbasanin

0
311

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë 5 masa të tjera për inceneratorin e Elbasanit.

Më herët gjatë ditës së sotme, pas kërkesës nga SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë masat e sigurisë për 9 të akuzuar për aferën e Inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Konkretisht GJKKO ka lëshuar 7 masa sigurie “arrest me burg”, ndërkohë 2 të tjerë janë me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Emrat zyrtarëve të tjerë janë:

Azem Shatëri, ish-kryekomunar, Portëz,

Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesineve

Florian Muccaj, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesineve

Erion Murataj, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesineve

Sabina Cenoimeri, ish-anëtare e komisionit të prokurimit të koncesineve

Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit të prokurimit të koncesineve

Klodian Zoto, ish-administrator i Integratet technology servises

Arenc Myrtezai, ish-adminiatrator i inceneratorit të Fierit.