Inceneratori i Elbasanit/ Shtyhet për në Shtator dhënia e vendimit

0
233

Është shtyrë për më 14 shtator seanca për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa ka mbetur për të bërë mbrojtjen vetëm avokati i kompanisë Albtek Energji. Këtë të enjte paraqiti konkluzionet Mirel Mërtiri e Stela Gugallja përmes avokatit Klodian Skënderi.

Ky i fundit mohoi që klienti i tij të ketë kryer veprat penale për të cilat akuzohet nga SPAK duke thënë se nuk është ai pronar i inceneratorit.

“Organi i akuzës ngre pretendimet se ‘pronari de facto’ i Albtek Energy është Mirel Mërtiri. Termi ‘pronar de facto’ nuk ka bazë legjislative dhe nuk është i bazuar në prova. Ortak i vetëm i Albtek Energy është Strela Gugallja, ndërsa Mërtiri ka qenë i punësuar si drejtor teknik i shoqërisë nënkontraktore Integrated Energy. SPAK duke e etiketuar si pronar de facto prezumon se ka kryer veprën penale të korrupsionit. Nuk ka asnjë dokument, firmë apo provë që provon se Mërtiri është pronar i Albtek Energy.

Në 5 shkurt 2014 u shpall emergjenca për menaxhimin e mbetjeve. Bashkia e Elbasanit paraqiti shkresën tek Ministria e Mjedisit. Nuk ka asnjë email nga Mërtiri para shkresave zyrtare. Gjithë procedura ka marrë miratimin e Këshillit të Ministrave. Në email nuk ka asnjë moment ku faktohet korrupsioni. Mërtiri thjesht intetesohet për funksionimin e përditshëm të ‘Albtek’ ku ortake është bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të tij”, tha mbrojtja.

Pretendimi i SPAK ishte që diferenca mes preventivëve ishte në shumën 5 miliom fitim për kompaninë. Avokati Klodian Skënderaj parashtroi argumentin se organi i akuzës nuk ka marrë parasysh kostot nënkontraktore, kostot e mirëmbajtjes së landfillit, pagat e punonjësve dhe kostot e interesave bankarë.

Për dosjen e inceneratorit të Elbasanit kanë përfunduar konkluzionet, Lefter Koka, Alqi Bllako, Klodian Zoto etj.

SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg të Kokës, 4 për Bllakon, nga 10 për Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, 7 për Stela Gugalljan etj.

PRETENCA E SPAK

Lefter Koka: 10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj. Alqi Bllako: 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 2 vite e 8 muaj.

Mirel Mërtiri: 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj.

Klodian Zoto: 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj.

Stela Gugallja: 7 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 4 vite e 8 muaj.

Serafin Papën . Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 2 vite e 8 muaj.

Pëllumb Abeshi. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 2 vite e 8 muaj.

Bardhyl Çabiri . Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 2 vite e 8 muaj.