Nëntë të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit kanë përfunduar mbrojtjen këtë të premte, në sallën e gjyqit që po mbahet në GJKKO.
Ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishte i pranishëm, ndërsa mbrojtjen e tij e kanë lexuar avokatët. Mungesën e tij në sallë, avokatët e arsyetuan me probleme shëndetësore.
Ish-ministri Lefter Koka u shpreh në seancë: S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua.
“E keni gabim, e dëgjova prokurorin sot dhe ky është fiks kallëzimi i Monika Kryemadhit. Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri, ai manipuloi situatën për të hequr në departament edhe një ambasador se besuan Ilirin”, akuzoi në seancë Leftë Koka.
Ish ministri tha po ashtu: Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit.
“Megjithëse u bë një vit hetim, konkluzionet e prokurorëve janë pa asnjë ndryshim. Unë e kuptoj qe institucioni do të marrë kredibilitet, edhe kjo gjykatë do jetë presion por besoj qe do jepni drejtësi re do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit”, tha ai.
Lefter Koka foli gati 20 minuta, pasi folën dy avokatët e tij Julian Mërtiri dhe Tritan Hamitaj. Koka pyeti përse SPAK nuk merr për referencë kontratat e tjera për landfille të përmendura si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta.
Koka deklaroi që “i gjithë Durrësi e di qe jam biznesmen, kam bërë bamirësi dhe bëj falë mundësive të mia financiare dhe askush nuk e beson që biletat e mia të avionit t’i paguajë Mërtiri”. Avokatët e tij thanë që në këtë pikë biletat e rezervuara janë tre vjet më vonë se sa lidhja e kontratës.
Top Channel