Policia gjermane njofton se një akuarium i madh në qendër të Berlinit ka shpërthyer, duke shkaktuar një valë shkatërrimi brenda dhe përreth vendit të njohur turistik.
Shërbimi zjarrfikës i Berlinit tha se dy persona u plagosën lehtë kur 1 milion litra ujë u derdhën nga rezervuari pak para orës 6 të mëngjesit të së premtes.
Paraprakisht dyshohet se temperaturat disa gradë nën zero kishin shkaktuar një çarje. Akuariumi cilindrik, është më i madhi në botë, dhe përmbante më shumë se një mijë peshq tropikal para incidentit.