Incidenti në Uzinën e Gramshit/ Avokati: Klienti im nuk është spiun rus, rojet u sulmuan me spraj femrash jo armë kimike

0
130

Shtetasi ukrainas Fedir Alpatov është përfaqësuar në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë nga avokati Saimir Visha i cili tha se klientit të tij i është mohuar e drejta e gjuhës zyrytare.

“Nuk mund të pyetet në gjuhën ruse, kur gjuha zyrtare e tij është gjuha ukrainase pavarësisht se ai mund ta kuptojë”

Prandaj avokati ka “kërkuar pavlefshmëri të deklarimeve të tij në polici”

Avokati Visha mohon që klienti I tij të ketë pasur lidhje me shërbimet sekrete ruse, siç pretendon në dosjen hetimore prokuroria.

“Në mënyrë katerogorike nuk ka pasur lidhje me shërbimet sekrete ruse. Klienti im është ukrainas” tha ajo.

Sulmi ndaj rojeve?

Avokati Visha zbulon se dy shtetasit rusë kanë kërkuar të përfaqësohen nga avokatë të zgjedhur por “me detyrim gjykata ka caktuar avokatë kryesisht” thotë Visha, duke sqaruar se është shkelur e drejta e mbrojtjes.

Ndaj tre të arrestuarve është ngritur dhe akuza e goditjes për shkak të detyrës por Visha thotë se për këtë vepër penale nuk kanë pse të mbajnë përgjegjësi të tre shtetasit e arrestuar.

“Nuk mundet tre vetë të godasin rojet por është vetëm një peson me spraj që mbajnë femrat dhe nuk është armë kimike. Nuk ka vepër penale që të bësh fotografi në një objekt që nuk ka sinjalistikë. Shumë shpejt do të zgjidhet”

Gjykata e Elbasanit caktoi sot masen e sigurise arrest me burg ndaj tre shtetasve të arrestuar pas incidentit në Uzinën Ushtarake të Gramshit