Indeksi Global i Mundësive 2021, Shqipëria humbet 15 vende në tërheqjen e investimeve

0
187

Investitorët e huaj e shohin të përkeqësuar klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Në Indeksin Global të Mundësive 2021, të publikuar nga Milken Institute, Shqipëria renditet e 78-ta në botë për tërheqjen e investimeve.

Kundrejt vitit të kaluar, kemi humbur 15 vende në renditje, duke qenë edhe një ndër shtetet me luhatjen më të madhe në harkun kohor të një viti. Përsa i përket rajonit, në këtë indkes klasifikohen më mirë se ne Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Indeksi Global i Mundësive vlerëson tërheqjen e vendeve për investitorët bazuar në disa faktorë: si Perceptimi i Biznesit, që mat kufizimet me të cilat përballen bizneset dhe lehtësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet;  Bazat Ekonomike që lidhet me opinionin makroekonomik të një vendi, fuqinë punëtore dhe potencialin për inovacion dhe zhvillim në të ardhmen; Shërbimet Financiare që masin aksesin në financime; Korniza Institucionale që vlerëson shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit dhe Standardet dhe Politika Ndërkombëtare që vlerëson se sa i integruar është një vend në komunitetin ndërkombëtar.

a2