Indeksi i lumturisë, vendet ku ia vlen të jetosh, ku renditet Shqipëria?

0
84

Finlanda kryeson edhe një herë Raportin e Lumturisë Botërore, i cili u publikua së fundmi. Raporti mat mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit për të përcaktuar lumturinë kombëtare të një vendi.

Finlanda është në krye të listës për të shtatën vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda.

Drejtori i Qendrës Kërkimore të Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit dhe redaktori i Raportit të Lumturisë Botërore, Profesor Jan-Emmanuel De Neve, tha se ndër faktorët që kontribuan në mirëqenien e njerëzve ishte PBB për frymë, shpërndarja e pasurisë, një shtet i mirëqenies që ofron stabiliteti psikologjik dhe një jetëgjatësi e shëndetshme.

Shqipëria për sa i përket lumturisë, deri në moshën 30 vjeç ka një përmirësim duke kaluar në vendin e 66-të, krahasuar me një vit më parë ku renditej e 80-ta, ndërsa për moshat deri në 60 vjeç indeksi e liston vendin tonë të 100-in.

Sipas raportit, Norvegjia, Suedia, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë vende ku të moshuarit tani janë dukshëm më të lumtur se të rinjtë, ndërsa Portugalia dhe Greqia tregojnë modelin e kundërt.

Lumturia në mesin e të rinjve, të moshës 15-24 vjeç, gjithashtu ka rënë ndjeshëm në Amerikën e Veriut, ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore panë rritjet më të mëdha.

Raporti thoshte se lumturia kishte rënë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, me rënie më të mëdha për ata në grupmoshat e mesme sesa për të moshuarit dhe të rinjtë.

Indeksi i lumturisë, vendet ku ia vlen të jetosh, ku renditetIndeksi i lumturisë, vendet ku ia vlen të jetosh, ku renditetIndeksi i lumturisë, vendet ku ia vlen të jetosh, ku renditet