Pamjet nga India, e cila po përballet me valën e dytë të koronavirusit, janë tronditëse. Dhjetëra kufoma vazhdojnë të dalin në sipërfaqe të lumit Gana.
Sipas BBC, më shumë se 50 trupa janë gjetur në Utar Pradesh të Gamarit ditët e fundit. Të hënën, të paktën 40 u tërhoqën nga rryma e lumit rreth 55 km nga Gamar.
“Kufomat po notonin në lumë, autoritete i mblodhën dhe do t’i djegin”, thotë një banor i zonës.
Nuk dihet ende se si u gjetën trupat atje. Vlerësohet se janë viktima të koronavirusit.