India “mbytet” nga ndotja, 50 herë më e lartë se mesatarja! Monumenti Taj Mahal, “i padukshëm”! Kryeministri lajmëron masat

0
23

Niveli i jashtëzakonshëm i ndotjes në Indinë Veriore ka detyruar qeverinë të ndërmarrë  masa të forta, ndërsa qytetarë të shumtë u drejtohen qendra shëndetësore me probleme në frymëmarrje. Shkollat do të vijojnë mësimin online, ndërsa çdo aktivitetet tjetër që mund të prodhojë ndotje do të përgjysmojë punën.

India “mbytet” nga ndotja, 50 herë më e lartë se

Kryeqyteti i Indisë, Delhi, ka urdhëruar të gjitha shkollat fillore të ndërpresin mësimin deri në një njoftim të mëtejshëm për shkak të përkeqësimit të ndotjes së ajrit.

Njoftimin e ka bërë vetë kryeministri në rrjetin e tij scial X, duke e cilësuar një masë për sigurinë e të gjithëve.

100 milje larg smogu ishte aq i trashë sa monumenti i Taj Mahal u bë thuajse i padukshëm.

Delhi dhe zona metropolitane përreth, shtëpia e më shumë se 30 milionë qytetarëve, vazhdimisht kryeson renditje më vendin m ndotjen më të madhe në botë e cila vlerësohet të zvogëlojë jetëgjatësinë për banorët e kryeqytetit deri në shtatë vjet.

Ekspertët thonë se është bërë një burim i përvitshëm i mjerimit për ata që jetojnë në Delhi, me iniciativa të ndryshme qeveritare që dështojnë në zgjidhjen e problemit.

Kriza vjetore e smogut shkaktoi gjithashtu ndërprerje të shumë aktiviteteve në të gjithë Indinë veriore, duke përfshirë vonesat dhe anulimet e fluturimeve dhe trenave.

Spitalet raportuan një rritje të pacientëve që vijnë me probleme të frymëmarrjes dhe gastrointestinale të lidhura me ndotjen, për të cilën mjekët thonë se po shkakton një krizë shëndetësore në qytet.

Qeveria të enjten ndaloi gjithashtu të gjitha ndërtimet jo thelbësore dhe u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin më shumë transportin publik e të shmangin përdorimin e qymyrit dhe drurit për ngrohje, pa thënë se sa kohë do të zbatohen masat.

Cilësia e ajrit në të gjithë Indinë veriore është përkeqësuar gjatë javës së kaluar. Nivelet që u matën nga institucionet përkatëse regjistruan një rritje me mbi 50 herë të maksimumin ditor të rekomanduar nga OBSH.