India “nën pushtetin” e covid-19, por Maldive nuk ndalon bosët indianë të vizitojnë ishujt

0
206

Maldivet janë ende në pritje të yjeve të Bollywood dhe indianëve të pasur në plazhet e izoluara dhe lagunat e kristalta, edhe pse vendi i ka të ndaluara fluturimet për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në Indi.

India të premten raportoi 385,000 raste të reja në 24 orët e fundit. Një rekord i ri global, dhe pothuajse 3,500 vdekje, sipas të dhënave zyrtare për të cilat shumë ekspertë dyshojnë se nuk është numri i vërtetë.

Arkipelagu i oqeanit Indian me më shumë se një mijë ishuj rihapi kufinjtë e tij ndërkombëtare në mes të korrikut pasi qëndroi i mbyllur për tre muaj.

Këtë javë, teksa një varg vendesh të tjera ndaluan vizitorët nga India, duket se qeveria e Maldives bëri ndryshime të vogla në rregullat e saj për pasagjerët fqinj.

Pushuesit që mbërrijnë nga India tani mund të qëndrojnë vetëm në një vendpushim të izoluar ose në një anije safari. Atyre nuk u lejohen vizita në shtëpitë e vizitorëve të tjerë apo dhe në ato të cilat jetojnë vendasit.

“Vendndodhja gjeografike e ishujve tanë na ndihmojnë të minimizojmë rrezikun e virusit,” tha për AFP Thoyyib Mohamed, kreu i autoritetit të turizmit të vendit.

Thoyyib tha se ata gjithashtu kanë filluar një fushatë për të vaksinuar të gjithë fuqinë punëtore prej 50,000 në sektorin e turizmit dhe shumë të tjerë që ofrojnë shërbime në lidhje me tregtinë e mikpritjes.

Më shumë se dy të tretat e 330,000 popullsisë së saj tashmë kanë marrë dozën e tyre të parë, sipas shifrave të ministrisë së shëndetësisë.

Ajo ka raportuar pak më shumë se 29,000 infeksione virusi me 73 vdekje, megjithëse numrat e rasteve janë rritur ndjeshëm javët e fundit.

 

Thoyyib tha se kishte një rënie të numrit të indianëve që vizituan javën e kaluar, por ata mbetën grupi më i madh i vizitorëve në arkipelag këtë vit.

Yjet e Bollywood-it nga India qw vizituan Maldivet javët e fundit përfshijnë Alia Bhatt, partnerin e saj Ranbir Kapoor dhe Shraddha Kapoor, të cilët postuan foto në Instagram duke bërë yoga në perëndim të diellit në një vendpushim në Maldive.

ora tv