India përfshihet nga i nxehti ekstrem, 98 persona humbin jetën

0
92

India është përfshirë nga një valë të nxehti që ka shkaktuar 98 viktima në tre ditët e fundit. 54 persona kanë vdekur në Uttar Pradesh, 44 persona kanë humbur jetën për shkak të motit të nxehtë në Bihar.

Të paktën 400 persona janë shtruar në spital në tre ditët e fundit me ankesa për ethe, gulçim dhe komplikime të tjera shëndetësore, sipas mediave të huaja.Shumica e pacientëve ishin të moshës mbi 60 vjeç.

“Të gjithë individët vuanin nga disa sëmundje dhe gjendja e tyre u përkeqësua për shkak të nxehtësisë ekstreme,” tha për Associated Press të shtunën mjeku Jayant Kumar.

Shkollat ​​janë mbyllur në disa zona të vendit deri më 24 qershor.