India me 1.3 miliardë banorë është duke u bërë epiqendra e pandemisë, raportohen gjithsej 314,835 raste të reja, numër ky më i lartë ditor i të infektuarve me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 2.104 viktima, shifër kjo më e larta deri më tani në Indi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në rreth 16 milionë, vendi i dytë pas SHBA-së me 31.9 milionë. Kryeqyteti Nju Delhi aktualisht është nën izolim të plotë.
Sistemi shëndetësor i Indisë është mbingarkuar dhe autoritetet kanë frikë se situata do të përkeqësohet edhe për shkak të mungesës së pajisjeve të oksigjenit. Disa qytete të mëdha po raportojnë numër shumë më të madh të djegies dhe varrosjeve së viktimave sesa shifrat zyrtare të COVID-19, sipas mediave lokale dhe raporteve nga Reuters dhe Financial Times.
Instituti Serum i Indisë, i cili prodhon vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19, tha se nuk do të jetë në gjendje të rrisë prodhimin mujor në 100 milionë doza deri në muajin korrik. Parashikimet paraprake kanë qenë për muajin maj dhe vonesat mund të ngadalësojë vaksinimin në Indi.