Infektimi me salmonelë i 17 fëmijëve në Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara

0
2

Duket se më në fund është zbardhur rasti i infektimit të fëmijëve në kopshtin publik në qytetin e në Gramshit.

Nga rezultatet e analizave, ka dalë se produkti që ka shkaktuar infektimin ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë.Nga analizat e mëparshme të kryera në qumësht dhe mishin e pulës, rezultatet ishin negative.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka bërë me dije se nga analizat e kryera, nuk kanë rezultuar me përmbajtje salmonelë për të paktë dy produkte.

 

 

Komunikim për publikun i AKU

Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.