Aktorja e njohur shqiptare, Zamira Kita është infektuar me koronavirus.
AbcNews bën me dije se bashkë me të është infektuar edhe bashkëshorti i saj. Pak orë më parë, Zamira Kita, e cila është dhe Drejtoreshë e qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, ka publikuar foton e një buqete me lule të dhuruar nga motra e saj, ku njerëzit i urojnë shërim të shpejtë.
Ajo shkruan gjithashtu se është mirë, nisur edhe nga mesazhet e shumta që ka marrë.
“Kur një nga njerëzit e mi më të dashur di të më gëzoje kështu! E shtrenjta motra ime të dua fort! ♥️ Jam mire””, shkruan ajo.
Mësohet se Zamira Kita është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa bashkëshorti të dielën është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Mungesa e saj në festivalin e komedisë KoKoFest, aktivitet, i cili organizohet gjithmonë prej saj. Të shumta kanë qenë komentet dashamirëse në profilin e saj në Facebook që i urojnë shëndet dhe mbarësi.
Icon style