Infektohet me COVID-19 edhe nënkryetarja e bashkisë së Shkodrës

0
261

Shkodra renditet qarku i tretë sa i takon numrit të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.  Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 64 infektime të reja, nga këta 11 janë nga Shkodra.

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata informon se me COVID-19 rezulton edhe Emilia Koliqi njëra prej nënkryetareve të bashkisë së Shkodrës.

Gjithashtu pozitiv me koronavirus rezultojnë dhe 2 punonjës të bashkisë së qytetit dhe një punonjës shërbimi.

Janë marrë masa për dezinfektimin e ambienteve si dhe gjurmimin e personave të kontaktit.

Ora News