Pas konfirmimit të kryebashkiakut të Librazhdit me Covid-19 një tjetër drejtues lokal në qarkun e Elbasanit është konfirmuar pozitiv me Covid-19.
Bëhet fjalë për Kryetarin e Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafa i cili pasi ka shfaqur simptomat është testuar dhe është konfirmuar mbartës i koronavirus.
Për shkak të kontaktit me kryetarin një pjesë e stafi është karantinuar në banesat e tyre. /elbasaniflash.al