Çdo ditë e më shumë personazhe publikë po i shtohen listës së personave të prekur nga Covid-19.
Së fundmi, është reperi Skerdi Ago së bashku me bashkëshorten e tij të cilët deklaruan se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ishte vetë reperi, ai që bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Duket se dyshja janë drejt shëtimit, pasi vetëm shumë pak ditë ju kanë ngelur nga koha e karantinimit.
Skerdi shkruan se ka gati këngë të reja, të cilat do t’i publikojë sapo ta marrë veten plotësisht.
“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt”, ka shkruar reperi.
© SYRI.net