Infektohet nga koronavirusi kryetari i bashkisë së Belshi, Arif Tafani.
Mësohet se Tafani është izoluar në banesë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai do të vazhdojë punën nga shtëpia.
Ndërkohë Koronavirusi vazhdon të godasë keq institucionet me rëndësi në Elbasan.
Katër gjyqtarë dhe tre sekretare në gjykatën e Elbasanit janë infektuar me koronavirus. Pas simptomave, gjyqtarët dhe sekretaret kanë bërë tamponin, që ka rezultuar pozitivë.
Të gjithë aktualisht janë të karantinuar në shtëpi duke vijuar mjekimin për të mposhtur virusin.Kjo ka bërë që gjykata e Elbasanit të rimbyllet, kryhen vetëm masat e sigurimit./elbasaniflash.al