Kjo e hënë ka shënuar plot 8 raste te reja me Covid në Elbasan në 24 orët e fundit. Numri më i lartë që nga shfaqja e pandemisë , ndërsa sot Elbasani renditej i dyti pas Tiranës.
Burimet bëjnë me dije se 8 rastet e sotme i takojnë kontakteve të mëparshme.
Konkretisht kanë rezultuar pozitiv 2 infermiere te materniteti, 2 paciente te shtruara në pavijon, konfirmohet pozitiv edhe bashkëshorti i njërës paciente, si dhe një punonjëse banke e nivelit të dytë, ndërsa 2 të tjerë i takojnë kontakte të rasteve të mëparshme.
Shfaqja e virusit te reparti i gjinekologjisë ka bërë q ënjë pjesë e stafit të vetëkarantinohet, ndërsa ofron vetëm shërbimin e urgjencës, ndërsa konsultat janë pezulluar.
Ndërkohë po ashtu burime bëjnë me dije se dy mjekë të spitalit po ashtu kanë kërkuar që t’iu bëhët tampon pasi prej disa ditësh kanë shfaqur simptoma të Covid-19 për gjigja pritet neser.
Kujtojmë se që nga nisja e pandemisë në qarkun e Elbasanit janë shënuar dy viktima, respektivisht një në Librazhd dhe një tjetër në Elbasan.
Elbasaniflash.al