Një djalë i lindur në Londër është bërë shenjtori i parë i brezit të tij, në një ceremoni që ndoqi me përpikmëri ritualet e lashta dhe që u kryesua nga Papa Leon.
Gjatë jetës së tij të shkurtër 15 vjeçare, Carlo Acutis krijoi faqe interneti që dokumentonin “mrekullitë” si një mjet për përhapjen e mësimeve katolike, duke bërë që disa ta quanin atë “Influenceri i Zotit”.
Shenjtërimi i tij ishte planifikuar në fund të prillit, por u shty për shkak të vdekjes së Papa Françeskut.
Më shumë se një milion njerëz vlerësohet se kanë bërë një pelegrinazh në qytetin italian të Asizit, ku ndodhet trupi i Carlos, i ruajtur në dyll.
Por ekziston një tjetër vend pelegrinazhi i lidhur me Carlo Acutis që ka parë një rritje të vizitorëve që kur u njoftua se ai do të shpallej shenjtor, Kisha e Zojës së Dëshpërimit në Londër.
Carlo nuk ishte ende gjashtë muajsh kur prindërit e tij u kthyen në atdheun e tyre, Itali, dhe ai e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në Milano, ku krijoi dhe faqet që i kushtohen Kishës.