
Një influencere shqiptare ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi një video e saj në koncertin e Dua Lipës në Australi u bë virale. Ajo po kërcente në shkallët e stadiumit dhe po filmonte veten me një dritë vezulluese të ngjitur në telefonin e saj, çka shkaktoi një sërë reagimesh.
Pamjet e incidentit, të cilat u publikuan në rrjete sociale nga një përdoruese tjetër e pranishme në koncert, u shpërndanë shpejt dhe morën shumë vëmendje.
Në një moment, influenceres iu afrua një roje sigurie, por mbetet e paqartë nëse ajo i kërkoi të fikte dritën apo të kthehej në vendin e saj, pasi mund të kishte bllokuar shkallët. Ky moment u raportua edhe nga media britanike “Daily Mail”, e cila konfirmoi se influencerja në fjalë është Donjeta Bekteshi.
Donjeta shpjegoi se kishte shkuar e vetme në koncert, duke filmuar këngët e saj të preferuara dhe duke i dërguar videot shoqeve, madje duke hyrë në transmetim të drejtpërdrejtë për ndjekësit e saj. Megjithatë, ajo u kritikuar nga disa që thanë se drita që ajo përdorte kishte shpërqendruar të tjerët dhe kishte penguar shijimin e koncertit. Nga ana tjetër, shumë ndjekës e mbështetën dhe e komplimentuan për veprimin e saj.

