Rrugët e brendshme të lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë krejtësisht të amortizuara. Banorët shprehen se prej 25 vjetësh nuk është kryer asnjë investim, ndërsa politikanët u kanë marrë votën në shkëmbim të premtimeve boshe.
Problem tjetër janë mungesa e koshave për hedhjen e mbetejve, mungesa e ndriçimit apo dhe trotuaret, të cilët vështirësojnë jetën e qytetarëve.
Banorët shprehen se sa herë që ka fushata elektrorale u premtohen investime, por deri më tani nuk është mbajtur asnjë premtim.
Investimet e fundit të kreyra në këtë lagje, sipas banorëve kanë qenë përpara 25 vjetësh e prej asaj kohe, pushtetarët kanë kërkuar vetëm vota në shkëmbim të premtimeve boshe.
syri tv