Llogaritë e dyshimta i nënshtrohen një ekzaminimi më të detajuar. Shumica e përdoruesve nuk preken.
Instagram dëshiron të kryejë kontrolle të identitetit në të ardhmen. Me këtë, rrjeti social dëshiron të sigurojë që përdoruesit të jenë njerëz dhe jo ‘robotë’. “Ne duam që përmbajtja që shihni në Instagram të jetë autentike dhe nga njerëz të vërtetë – jo nga ‘robotë’ ose njerëz që duan të mashtrojnë të tjerët”, shkruan Instagram në blogun zyrtar.
Vetëm llogaritë “me sjellje të dyshimta” janë në shënjestër më të madhe. Prandaj, shumica e përdoruesve nuk preken nga kjo.
Nëse, për shembull, ka indikacione për një ‘robot’ ose ka indikacione të mundshme “sjelljeje të koordinuar, joautentike”, për shembull në rastin e manipulimit me zgjedhjet, ose një numri të tepërt të ndjekësve nga një vend tjetër, kjo do të ekzaminohej më nga afër.
Do të kërkohet fotografi të ID-së siç është pasaporta ose patentë shoferi. Dhe nëse dikush refuzon të dërgojë ID-në e tyre, llogaria e tyre mbetet e kufizuar ose çaktivizohet. /Telegrafi/