INSTAT: Ngadalësohet rritja e kostove në sektorin e ndërtimit, ja grupi që ka shënuar ulje

0
3

Kostot në sektorin e ndërtimit shënuan rënie të moderuar të rritjes në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me një tremujor më parë.

INSTAT bën të ditur se, kostoja në ndërtim shënoi një rritje prej 1.6 % gjatë tremujorit të tretë 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ndërsa një vit më parë rritja ishte 4.2 %.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shpenzime për paga” me 3.2 %, pasuar nga grupet “shpenzime për transport” me 3.1 %, “shpenzime energjie” 2.9 % dhe “kosto të tjera” me 2% .

INSTAT, raporton se, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, IKN shënoi rritje me 0,1 %.
Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shpenzime për paga” me 0.7 %, pasuar nga grupet “shpenzime transporti” me 0.6 %, “shpenzime makinerie” me 0.3 %. Nga ana tjetër ulje ka shënuar grupi “shpenzime materiale” me 0.3 %.