9 Prill, Rogner Hotel, Tiranë 11:00 – 18:00
14 Prill Edicioni Virtual i World Education Fair, Online 14:00 – 18:00
Gjatë panairit të gjithë studentët pjesëmarrës do të përfitojnë APLIKIMIN FALAS në të gjitha institucionet pjesëmarrëse deri në një javë pas eventit.
Prej 2012, në Tiranë organizohet Panairi “World Education Fair”, duke u dhënë mundësinë nxënësve dhe prindërve të tyre të informohen rreth studimeve jashtë Shqipërisë duke u takuar dhe biseduar me përfaqësues të disa prej universiteteve, kolegjeve, gjimnazeve dhe kampeve verore nga shumë vende të botës.
Integral Educational Programs në datat 9 dhe 14 Prill sjell edicionin e pranverës së World Education Fair. Më datë 9 Prill organizohet panairi fizik pranë Rogner Hotel ndërsa në datë 14 Prill panairi VIRTUAL.Të gjithë personat e interesuar, për të marrë pjesë duhet të regjistrohen paraprakisht në faqen: https://www.worldeducation.al/.
Gjatë eventeve do të zhvillohen prezantime dhe seminare mjaft interesante me tema të ndryshme rreth destinacioneve më të preferuara të studimeve, si të financoni studimet tuaja apo si të gjeni rrugën tuaj drejt Amerikës.
WEF është një mundësi të shkëlqyer për të biseduar dhe njohur me ofertat për të aplikuar në universitete, studime të niveleve master, MBA, shkolla të mesme, Work & Travel USA, kampe verore, kurse të ndryshme për përgatitje akademike dhe gjuhësore si dhe mundësinë për të përfituar bursa të ndryshme studimi si: Chevening Scholarship British government, Scholarship Švedskog Instituta, Fulbright Scholarship to The US Embassy, DAAD Scholarships For Studies in Germany, OeAD Scholarships For studies in Austria, French & Italian National Scholarships, Stipendium Hungaricum, Hungary.
Pranimi në universitetet më të mira në mbarë botën bëhet më i lehtë nëse zgjidhni të studioni në nje kolegjë prestigjioz jashtë vendit. Përfaqësues të shkollave të mesme prestigjioze ndërkombëtare do të jenë gjithashtu të pranishëm në panairin arsimor këtë vjeshtë.
Shkollat pjesëmarrëse: David Game College Group, St. Clare’s Oxford, International School Eerde
Karriera juaj merr një drejtim tjetër nëse studioni në universitetet elitare jashtë vendit. Ambienti ndërkombëtar dhe partneriteti që këto shkolla kanë me kompani gjigande në shtetet përkatëse dhe jo vetem, ju jep mundësi të shumta të jeni profesionistët e së ardhmes.
Universitetet pjesëmarrëse: The American College of Greece, EU Business School, Dundalk Institute of Technology (DKIT), Bocconi University, Tilburg University, University of Westminster, Webster Vienna Private University, Swiss Education Group), MODUL University Vienna, Ulster University, Middlesex University London, Northumbria University Newcastle, University of Roehampton, Solent University, London Metropolitan University, University of South Wales.
Fëmijët, adoleshentët dhe nxënësit do të mësojnë dhe të argëtohen njëkohësisht, të bëjnë miq të rinj nga e gjithë bota, të vizitojnë qytete dhe vende të reja dhe të krijojnë një eksperiencë unike. Të gjitha shkollat verore, partnere me Integral ofrojnë ambjente komode, standart, siguri të lartë dhe me një staf të kualifikuar akademik.
Kampet verore pjesëmarrëse: Academic Summer, Dialoge Bodensee Sprachschule.
Të gjithë nxënësit që do të regjistrohen ditën e eventit ose një javë pas eventit do të përfitojnë 10% zbritje për kampet individual në Academic Summer ose Dialoge Bodensee Sprachschule
Oferta në grup: Academic Summer, Sidcot
- Grupi udhëton me një shoqërues nga Shqipëria
- Mosha: 7-12 vjeç dhе 13-18 vjeç
- Data: 23 Korrik – 6 Gusht
- Çmimi: £ 2,190
Programi Work and Travel është një nga programet më të njohura të shkëmbimit kulturor studentor në botë i cili u jep mundësinë studentëve me kohë të plotë studimi, të kalojnë pushimet verore në Amerikë. Kohëzgjatja e programit është 3 muaj e gjysëm.
Testet e Orientimit të karrierës janë zgjidhja e duhur për të gjithë studentët që ende nuk kanë vendosur për programin që duan të studiojnë.
Testet MyCareerChoices janë zhvilluar nga ekipi i Cambridge Occupational Analysts dhe aktualisht janë testet më të mira të orientimit profesional në Britaninë e Madhe.
Rreth INTEGRAL:
INTEGRAL GROUP ka më shumë se 30 vite eksperiencë në ofrimin e konsulencës akademike për studentët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për zgjëdhjen e programeve më të mira të edukimit dhe institucioneve arsimore dhe është i pranishëm në disa vende europiane. Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 10-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 300 institucione të njohura në Britaninë e Madhe , Europë, SHBA dhe Azi.
Prej 19 vitesh, INTEGRAL GROUP ka organizuar një zinxhir të panaireve ndërkombëtare të edukimit ku nxënësit dhe prindërit takohen me përfaqësues të shkollave prestigjioze dhe universiteteve në mbarë botën dhe marrin informacion mbi tendencat dhe udhëzimet e fundit në fushën e arsimit. Panairi i parë i edukimit u organizua në Bullgari 18 vite më parë dhe sot organizohet rregullisht në Rumani, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe prej 10 vitesh në Shqipëri.
Gjatë panairit të gjithë studentët pjesëmarrës do të përfitojnë APLIKIMIN FALAS në të gjitha institucionet pjesëmarrëse deri në një javë pas eventit.
Mos e humbisni mundësinë të bëheni pjesë e këtij eventi.
Mjafton të regjistroheni në linkun më poshtë dhe ne ju drejtojmë tek institucioni që ju jeni të interesuar:
Regjistrohuni tani: https://www.worldeducation.al/events.
(BalkanWeb)