Instituti për diplomaci kulturore vizitë në Elbasan

0
264

Instituti për diplomaci kulturore vizitë në Elbasan

Antarët e Institutit ndërkombëtar për diplomaci kulturorë kanë zhvilluar një vizitë në qytetin e Elbasanit nga ku janë njohur nga afër me disa nga pikat turistike më interesante që ka qarku I Elbasanit.

Padyshim vëmendjen e tyre më të madhe e mori muzeu etnografik I qytetit ku objektet e ekspozuara në të dhe historiku I tij morën vëmendjen dhe vlerësimin maksimal të tyre.Pozicionuar në qendër të qytetit, jo larg Kalasë së Elbasanit, Muzeu Etnografik në Elbasan është një shtëpi dy-katëshe e shekullit të 18-të që rrëfen kulturë, folklorin dhe stilin e jetesës së qytetit.

 

Muzeu i traditave të jetesës në Elbasan gjendet në një nga shtëpitë e vjetra të qytetit. Ndërtesa është 200 vjeçare dhe përfaqëson një nga shtëpitë tipike të stilit post-mesjetar shqiptar. Godina dy-katëshe shquhet për ballkonin e madh të shtruar e të rrethuar nga druri. Në gjuhën e folkut shqiptar ky konstruksion njihet si çardak. Dikur, gjatë muajve të ngrohtë, aty priteshin miqtë apo qëndronin burrat e shtëpisë për të kuvenduar ngjarjet e qytetit dhe të fisit./elbasani flash